Anëtarësimi
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-Sesioni i II-të 2018

IInstituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) zhvilloi në datat 21, 22, 23 Nëntor 2018 në ambientet e Hotel Tirana International sesionin e II-të e Kualifikimit të Vijueshëm të Anëtarëve.

Ky trajnim u realizua  në kuadër të fazës së parë të Projektit  të Bankës Botërore “Inception report (Working Plan) and detailed ISAs based training program, considering IEKA professional module on Audit, Assurance and Professional Ethics”, nga Shoqëria Grant Thornton Albania e cila është kontraktuar nga BB.

Kualifikimi i Vijueshëm u hap me fjalën e mirëseardhjes të z. Hysen Çela, Kryetar i Këshillit
Drejtues të IEKAs.

 

Zhvillimi i këtij aktiviteti u përshëndet nga z. Dritan Fino, Kryetari i Bordit të Mbikqyrjes Publike.

 

Më datë 22 Nëntor u prezantua edhe zbatimi në praktikë i programit aplikativ Audit Pack Pee për SME-të për anëtarët e interesuar.

Programit aplikativ Audit Pack PEE mund të ndihmojë audituesin gjatë fazave kryesore të një auditimi, duke u ndalur që në hapat e para të pranimit të angazhimit, në përgatitjen e planit dhe proçedurave të auditimit duke u përqëndruar në matricën e analizës së rrezikut, në identifikimin e anomalive materiale, duke vazhduar edhe më tej në komunikimin me personat e ngarkuar me qeverisjen dhe fazat e fundit të përfundimit të auditimit.


Temat e trajtuar në këtë sesion trajnimi janë:
  • Kërkesat e standardeve të etikes dhe pavarësisë .
  • Ligjet dhe rregullat
  • Përgjegjësia profesionale
  • Pastrimi i parasë
  • Mashtrimi dhe gabimi
  • Përdorimi i punës së të tjerëve
  • Auditimi i pasqyrave financiare të grupit
  • Planifikimi, materialiteti dhe vlerësimi i rrezikut të gabimeve material
  • Ngjarjet e mëvonshme dhe vijimësisia
  • Konkludimi dhe rishikimi përfundimtar
  • Raporti i audituesit të pavarur
  • Raportimi për personat e ngarkuar me qeverisjen
  • Shërbimet e lidhura me auditimin dhe dhënien e sigurisë
  • Përgjegjësitë e audituesit në lidhje me informacionet e tjera
  • Paragrafët që theksojnë çështjet dhe paragrafët për çështjet e tjera
  • Pack PEE
  • Kontrolli i cilësisë (në të gjithë firmën)
  • Reklamimi, publiciteti, marrja e punës dhe tarifat
  • Emërimet profesionale
  • Zhvillimet profesionale dhe etike
  • Çështje të tjera aktuale
  • Reagimet e audituesit ndaj rreziqeve të vlerësuara
  • Evidenca dhe konsiderata të vecanta