Anëtarësimi
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-Sesioni i I-rë 2018

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) sipas programit të parashikuar, më datë 29 Qershor 2018 zhvilloi me sukses në qytetin e Vlorës Kualifikimin e Vijueshëm të Anëtarëve për sesionin e I-rë.

Në këtë aktivitet u ftuan për të marrë pjesë të gjithë anëtarët e IEKAs që e ushtrojnë dhe ata që nuk e ushtrojnë profesionin e Audituesit Ligjor.

Të gjithë anëtarët janë njohur paraprakisht me programin e trajnimit dhe materialet e përgatitura nga lektorët. Cdo pyetje dhe paqartësi lidhur me temat, u diskutua gjate ditëve
të trajnimit.

Temat e trajtuar në sesionin e parë janë:
  • Rast Studimor -Simulimi i një auditimi , rasti i PejaSco pjesa II
  • SNRF 15- Të ardhurat nga kontratat me klientët
  • IFRIC 12 Marrëveshjet Koncensionare të Shërbimit dhe 26- SIC 29
    Marrëveshjet e Koncensionit për shërbimet Dhënia e informacioneve shpjeguese.
  • Përmbledhje e ndryshimeve në temën e tatimit ndërkombëtar