Anëtarësimi
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Njoftime

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-Sesioni i II 2016

Ju Njoftojmë se mbështetur në nenin 15.2.1 dhe 15.2.3 të Statutit të IEKA-s në të cilën përcaktohet se Këshilli Drejtues miraton: Programet e Kualifikimit të Vijueshëm të anëtarëve
të tij, të organizojë kualifikimin në rastet kur e bën vetë atë, si dhe të udhëheqë monitorimin e tyre në rastet kur organizohet nga palë të treta
.

Këshilli Drejtues i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), i mbledhur më datë 12.10.2016 me Vendim Nr 45 dt 12.10.2016 vendosi:

Zhvillimin e Kualifikimit të Vijueshëm të Anëtarëve për sesionin e dytë 2016 në datat 23,24 dhe 25 Nëntor 2016 në ambientet e Tirana International Hotel.

Temat që do të trajtohen jane si me poshtë...
  • Temë e zgjeruar mbi vlerësimin e një biznesi;
  • SNRF 15 "Të ardhurat nga kontratat me klientët";
  • Ndryshimet më të fundit në raportimin financiar të mikronjësive;
  • Tatueshmëria e transaksioneve ndërkombëtare dhe eleminimi i tatimit të dyfishtë;
  • Reforma në auditim në vendet e BE dhe kërkesa të rritura për raportim nga audituesit;
  • Ndryshimet në raportin e audituesit SNA 705-706- 720;
  • Aktivitetet paraprake në një angazhim auditimi – rast studimor;

Per me teper shfletoni materialin