BMP
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Misioni - Objektivi

Misioni - Objektivi


Objektivi kryesor i BMP është:

Të rrisë besimin që auditimet ligjore dhe shërbimet e tjera profesionale (të kontabilitetit dhe përgatitjes së PF) të kryhen në një mjedis transparent të mbikqyrur dhe të kujdeshëm dhe ti shërbejnë interesit publik.

Përparësitë aktuale janë:
  • Përmirësimi i ligjshmërisë të kornizës ligjore në fushën e raportimit financiar të shoqërive duke e përafruar me EU acquis;
  • Përmirësimi i cilësisë së punës së audituesve nëpërmjet mbikqyrjes e kontrollit të cilësisë së auditimeve të shoqërive me rëndësi për ekonominë e vendit tonë (me interes publik), duke realizuar kontrollin si në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Bordi ashtu edhe nëpërmjet organizatës profesionale;
  • Mbikqyrja e programeve të edukimit dhe të kualifikimit të vazhdueshëm profesional si të audituesve edhe të profesionistëve kontabël;
  • Dhënia e rekomandimeve të nevojshme për përmirësimin e punës për të gjitha subjektet që sipas ligjit të auditimit mbikqyren nga BMP.