Rreth IEKA-s
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Misioni - Vizioni

Misioni - Vizioni

MISIONI

I Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) është të rregullojë organizimin e profesionit të "Ekspertit Kontabël të Regjistruar" dhe auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore individuale dhe të konsoliduara të shoqërive tregëtare në zbatim të ligjit Nr. 10 091, datë 05.03.2009 " PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË RRGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR".

"Eksperti Kontabël i Regjistruar" si profesionist i pavarur i organizuar si Individ apo Shoqëri, e ushtron profesionin vetëm nëse rezulton i regjistruar në regjistrin publik të ekspertëve kontabël pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), në përputhje me dispozitat e ligjit.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ka mision:
  •     Sigurimin e shërbimeve cilësore të auditimit dhe në interes të publikut.

Objektivat kryesorë për përmirësimin e vazhdueshëm dhe realizimin e misionit të IEKA-s janë:
  •     Të sigurojë ushtrimin e profesionit "Ekspertit Kontabël të Regjistruar" në përputhje me ligjin.
  •     Të mbrojë nderin dhe pavarësisinë e "Ekspertëve Kontabël të Regjistruar", anëtarë të IEKA-s.
  •     Të garantojë mbikëqyrjen e formimit  profesional të "Ekspertit Kontabël të Regjistruar".
  •     Të rritë njohjen dhe zbatimin në praktikë të standarteve me cilësi të lartë në të njejtën linjë me zhvillimet ndërkombëtare.
  •     Të përmirësoje në vijimësi shërbimet në interes të publikut.

Objektivi për përmirësimin e shërbimit në interes të pubikut synohet të arrihet nëse "Ekspertet Kontabël të Regjistruar":
  •     Veprojnë në pajtim me rregullat e profesionit.
  •     Demonstrojnë se shërbimet e tyre janë cilësore dhe në pajtim me standartet profesionale e etike.
  •     Fitojnë besueshmërinë e publikut nëpërmjet kryerjes së shërbimeve të kualifikuara dhe profesionale, bazuar në eksperiencën, zbatimin e etikes, pavarësisë dhe integritetit.


VIZIONI

I Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) është krijimi i një profesioni LIDER me vlera të vërteta profesionale në shërbim sa më të mirë të publikut dhe të Raportimit Financiar të Shoqerive në Shqipëri.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) synon të përmirësojë kualifikimin e antarëve dhe edukimin e kandidatëve të tij "Ekspertë  Kontabël të Regjistruar" nëpërmjet:
  •     Përmirësimit të kornizës ligjorë në fushën e raportimit financiar dhe përafrimit me standardet Europiane.
  •     Përmirësimit të vendosjes së standardeve dhe mbikqyrjes së praktikave të aditimit.
  •     Përmirësimit të aftësive për të zbatuar standardet profesionale duke rishikuar dhe përditësuar kurrikulat e kontabilitetit dhe auditimit për edukimin profesional dhe universitar.

Për të siguruar një vazhdimësi të profesionit të "Ekspertit Kontabël të Regjistruar", Instituti synon të mbështetetet në modele dhe eksperienca të përparuara duke kombinuar përmirësimin e legjislacionit me edukimin e antarëve nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve professionale cilësore nga trajnerë me përvojën më të mirë vendas dhe të huaj.