Anëtarësimi
Adresa: Rr.Elbasanit,
Pall.EDIL-AL-IT
P.O Box 1437
Tirane, Shqiperi

Tel: +355 4 23 46 077
Cel: +355 68 20 63 069

Email: info@ieka.al
Kërkesat që duhen plotësuar

Kërkesat që duhen plotësuar

Kushtet për të marrë titullin Auditues Ligjor

Për të hyrë në profesionin e audituesit ligjor kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtëme:
  • Të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master”, në një nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, finance, administrim biznesi, ekonomik apo të barasvlershme me to,
  • Të kenë kryer praktikën profesionale me kontratë punësimi 3 vjecare pranë një drejtuesi të praktikës profesionale, dhe
  • Të kenë përfunduar me sukses provimet e aftësisë profesionale.

Praktika profesionale

Kandidatët për auditues ligjor, janë të detyruar të kryejnë praktikën profesionale (stazhin), gjatë së cilës ata marrin edukim të mëtejshëm teorik dhe praktik si dhe zhvillojnë aftësitë profesionale dhe vlerat e qëndrimet etike. Praktika zgjat 3 vjet dhe kryhet në kushtet e punësimit me kohë të plotë.

Për t’u pranuar në praktikën profesionale kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e larta dhe të jetë pajisur me një diplomë “Master” ose të barasvlershme në degët e studimit në shkencat ekonomike.

Praktika profesionale kryhet pranë dhe nën kujdesin e një drejtuesi të praktikës, i cili duhet të jetë një auditues ligjor aktiv dhe e ushtron profesionin prej të paktën tre vjetësh. Kandidati gjatë praktikës profesionale duhet të kryejë jo më pak se 600 orë punë në auditimin ligjor të pasqyrave financiare individuale dhe/ose të konsoliduara.

Në përfundim të praktikës, kandidatët depozitojnë dhe mbrojnë një punim profesional që përfshin trajtime teorike e praktike në çështje me interes për ushtrimin e profesionit.

Edukimi i kandidatëve gjatë praktikës profesionale

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar vlerëson nëse kandidatët në praktikën profesionale kanë kaluar me sukses të gjitha provimet bazike dhe të njohurive teorike, që përfshihen në programin e edukimit të miratuar. Kurikula është hartuar në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të edukimit (IES) të IAESB dhe përfshin Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.

Gjatë periudhës së praktikës, kandidatët duhet të kalojnë me sukses të gjitha provimet teorike të pambuluara nga programi i tyre i studimit në shkollën e lartë.

Në programin e edukimit profesional të kandidatëve përfshihen pothuaj të gjitha kërkesat e Standardeve të Edukimit të IFAC (IES), ku bëjnë pjesë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, Dhënies së Sigurisë, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet e Etikës Profesionale.

Skema e Edukimit
Seksioni Periudha e edukimit
universitar
Periudha e praktikës profesionale Provimi përfundimtar
Auditues ligjor 3 -5 vite (6 module) 3 vite (5-6 module) 4-6 teste me shkrim

Këshilli Drejtues i IEKAs, vlerëson pajtueshmërinë e edukimit universitar të kandidatëve me kërkesat e vendosura në programin e kurikukës së profesionit. Hyrja në provimin perfundimtar të aftësive profesionale në cdo rast do të bëhet vetëm pasi të plotësohen kërkesat e parashikuara në programin e edukimit.

Gjatë vitit 2017 Këshilli Drejtues ka miratuar kurikulën e plotë të profesionit, vecanërisht zhvillimin e moduleve profesionale. Ndryshimet e Ligjit të Auditimit i japin përgjegjësinë për edukimin me modulet profesionale Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë. Për herë të parë Ligji shprehet qartësisht që IEKA ka përgjegjësinë të zhvillojë të gjitha modulet profesionale që përfshijnë raportimin financiar, standardet e auditimit, etikën profesionale, dhënien e sigurisë, performancën menaxheriale,
legjislacionin tregtar të biznesit, legjislacionin tatimor, etj.

Kurikula e plotë e Profesionit të Audituesit Ligjor
Niveli i parë Niveli i dytë Niveli i tretë
Njohuri dhe aftësi bazë Njohuri dhe aftësi mesatare Njohuri dhe aftësi të avancuara
-  Teoria Kontabël & Kontabiliteti
-  Parimet e Tatim Taksave
-  Mjedisi i Biznesit dhe Organizativ
-  Kontabiliteti i Kostos
-  Parimet Ligjore
-  Raportimi Financiar i Ndërmjetëm
-  Qeverisja & Strategjia
-  Kontabiliteti i Drejtimit
-  Drejtimi Financiar
-  Auditimi e Dhënie Sigurie
-  Raportimi Financiar i avancuar
-  Tatime taksa – nivel i avancuar
-  Legjislacioni i avancuar
-  Drejtimi i Performancës i avancuar
-  Auditim & Dhënie Sigurie i avancuar
-  Etika Profesionale












  

Provimi përfundimtar i aftësive profesionale

Provimi përfundimtar i aftësive profesionale organizohet nga Komisioni i pavarur i Provimeve të Aftësive Profesionale, i cili ngrihet pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Provimi përfundimtar i aftësive profesionale realizohet nëpërmjet jo më pak se 4 testeve me shkrim (zakonisht 5) dhe përfshin vlerësimin e aftësive të kandidatëve për auditues ligjorë, për të zbatuar në praktikë e për të bërë gjykime profesionale në një shkallë të avancuar, në fushat e mëposhtme:

Skema e Testit Përfundimtar të Provimeve të Aftësisë Profesionale
a) b) c) ç) d) dh)
Raportimi dhe
përgatitja e
pasqyrave
financiare,
sipas
standardeve
kombëtare e
ndërkombëtar
e të raportimit
financiar;
Zbatimi në
praktikë i
legjislacionit
mbi të drejtën
civile, penale,
tregtar dhe
mbi të drejtën
e punës në
RSh, në masën
që këto i
interesojnë
profesionit të
auditimit ligjor
të PF;
Zbatimi në
praktikë i
kërkesave të
legjislacionit të
tatimeve dhe
taksave në
Republikën e
Shqipërisë;
Zbatimi në
praktikë i
kërkesave të
etikës
profesionale
dhe
procedurat e
punës për
auditimin e PF,
sipas
kërkesave të
SNA-ve;
Zbatimi i
modeleve të
duhura të
organizimit,
drejtimit,
qeverisjes dhe
kontrollit të
brendshëm të
entiteteve te
biznesit
(personave
juridikë);
Përdorimi i
sistemeve të
informacionit
dhe të
informatikës

Regjistrimi i Audituesve ligjorë

Individët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionine audituesit ligjor në praktikën publike, pasi kanë marrë titullin auditues ligjor, janë të detyruar të regjistrohen në Regjistrin publik të audituesve ligjorë i cili mbahet dhe përditësohet nga organizata profesionale. Përvec kësaj përfshirja në regjistrin publik të AL kërkon që individi ti ketë dhënë fund papajtueshmërive të parashikuara në ligj dhe të jetë i pavarur.

Regjistri publik i audituesve ligjorë përmban dy seksionet e mëposhtme:
  • Seksioni i audituesve ligjorë (individet), dhe
  • Seksioni i shoqërive të auditimit (firmat e auditimit).
Procedurat e përfshirjes në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe të shoqërive të auditimit, janë hartuar nga Instituti dhe realizohen ngaKomiteti i Regjistrimit, i cili krijohet nga Instituti dhe përbëhet nga anëtarë përfaqësues të IEKAS dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kërkesat për regjistrim të kandidatëve/shoqërive audituese, për pezullim të veprimtarisë dhe riregjistrim, të shoqëruara me të gjithë dokumentacionin e nevojshem, i adresohen me shkrim organizatës profesionale të audituesve ligjorë.

Skema e Regjistrimit
Kërkesa e kandidatit shoqërohet me dokumentat:
Vërtetim për përfundimin me sukses të provimeve të aftësisë profesionale
Curriculum Vitae
Dokument identiteti
Dëshmi penaliteti
Vërtetim për ndërprerjen e marrëdhënieve të punësimit
Kopje te Certifikates se Regjistrimit ne QKB.
Deklaratë noteriale për dhënien fund të papajtueshmërive që kërkohen për ushtrimin e profesionit.
Tarifa e regjistrimit miratuar me vendim të KD. Kliko ketu
Cdo dokument tjetër i nevojshëm

Skema e Regjistrimit – shoqëritë audituese me kapital vendas
Kërkesa e administratorit të shoqërisë shoqërohet me dokumentat:
Vërtetim i asamblesë së ortakëve për regjistrimin e shoqërisë në regjistrin publik të audituesve ligjorë Certifikatë e regjistrimit në QKB (NUIS)
Kopje të Ekstraktit të QKB
Statuti i shoqërisë
Lista e Audituesve Ligjorë të shoqërisë
Të dhëna të tjera sipas nenit 29 të Ligjit 10091 të ndryshuar.
Cdo dokument tjetër i nevojshëm.

Pagesa për tarifën e regjistrimit të shoqërisë bëhet pas regjistrimit në regjistrin publik. Kliko ketu

Ushtrimi i profesionit të audituesit ligjor në Shqipëri

Sipas Ligjit (të ndryshuar) të Auditimit ushtrimi i profesionit të audituesit ligjor në praktikën publike bëhet në njerën nga format e mëposhtme:
  1. në mënyrë individuale;
  2. si një ortak/aksionar pjesëmarrës në kapitalin e një shoqërie audituese.
  3. i punësuar te një tjetër auditues ligjor i regjistruar.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar -IEKA grupon të gjithë audituesit ligjorë dhe shoqëritë audituese, të regjistruara si të tilla në rregjistrin publik të IEKA-s.

Legjislacioni për profesionin e audituesit ligjor përcakton rregulla të vecanta për aktivitetin dhe shërbimet profesionale që mund të kryejnë audituesit, të cilat kërkojnë njohuri të vecanta dhe teknike.

Kryerja e këtyre shërbimeve profesionale të auditimit e sigurisë bazohet në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të publikuara nga IAASB-ja dhe të përkthyera në shqip nga IEKA.

Një auditim cilësor mund të arrihet vetëm nëse se grupi i angazhimit respekton vlerat dhe mban qëndrime etike, ka njohuritë e duhura, zotëron aftësitë profesionale, eksperiencën dhe ndan në mënyrën e duhur kohën dhe burimet e auditimit midis anëtarëve të tij, zbaton një proces rigoroz auditimi dhe procedurat e kontrollit të cilësisë bazuar në rregullat dhe standardet e zbatueshme si dhe raporton dhe komunikon në mënyrën e duhur me palët e interesuara.